Nga Ballshi në SHBA. Profesori më tha që një emigrante nuk bëhet kurrë mjeke. Ja dola si më e mira, fjalët e tij më motivuan

Briseida Xhelaj nga Ballshi, e shkolluar në SHBA për mjekësi, rrëfeu për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrugëtimin e saj në tokën e premtuar dhe faktin se si arriti të behet mjeke mes shumë peripecish.

Ajo ndau mes tjerat faktin se si ikën më familje në SHBA dhe gjatë shkollimit një profesor i tha që një emigrante nuk bëhet kurrë mjeke por për të këto fjalë ishin stimul për të vijuar më tej.

Mamit i ka dal lotaria në vitin 2004 dhe ne kemi ikur disa muaj më pas. Unë si një adoleshente kisha provuar edhe modën e media dhe kisha fituar si “Miss buzëqeshja’ në Shqipëri, përfaqësoja Ballshin.

Jeta ën Amerikë, si çdo njeriu ka qenë e vështirë fillimisht, ne shkollë kam qenë nxënëse ekselence dhe shpesh më kanë bullizuar.

Kur fillova studimet për mjeke, mes tjerash një here një profesor më tha në emigrante nuk bëhet dot kurrë mjeke. Por fjalët e tij me motivuan që të vazhdoj më tutje, dhe kur kam mbaruar doktoratën e kam printuar dhe i kam dërguar mesazh që e arrita atë ditë. Ai nuk më ka kthyer përgjigje, por mesazhin e ka marrë. Sot jam një mjeke e nderuar dhe punoj fort.

Mjekja Xhelaj, mes tjerash, ndau edhe një episod nga jeta e saj, kur e ka pickuar merimanga dhe në prag të vdekjes, pa se si jeta i doli para syve. Pasi shpëtoi ajo thotë se kjo i dha mesazh që jeta duhet jetuar me të gjitha forcat.

Data 13 shtator 2016 është ditëlindja ime e dyte, sepse atë natë që më ka pickuar merimanga, djali p[o qante dhe unë u çova që ti jepja qumështin.

Atë çast ndjeva që me pickoj diçka dhe kur shkoj të marrë qumështin, ndjeva që filloi të më paralizohet i tërë trupi. Mami atë çast shpejt më ka dhënë të pijë 3 gota me ujë më mjaltë, sepse mësova se ajo ka veti të heq nga gjaku çdo veti të keqe.

Pastaj erdhi ambulanca dhe arrita të shpëtoj dhe ja ku jam sot, dhe idenë se jeta duhet jetuar pa frikë. Ky ishte një mësim se nuk duhet menduar shumë se si jetojmë por të jetojë si të jetë ditë e fundit, pa e vrarë mendjen.

Latest articles

Related articles