Rita Petro kthehet pas në kohë: Dola në protesë me vajzën në karrocë mes të shtënave me armë

Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro, mbrëmjen e sotme ka ndarë me publikun copëza kujtimesh nga jeta e saj personale dhe profesionale. E ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, Rita Petro kujton një histori me vajzën e saj të mitur asokohe.

Teksa ndodhej në protestë së bashku me bashkëshortin e saj, thotë se kanë rrezikuar pasi gjatë protestës pati të shtëna.


Pranvera Borakaj: A i ke ruajtur të gjitha kujtimet?

Rita Petro: Patjetër.

Pranvera Borakaj: Të ndryshoi ardhja në jetë e vajzës?

Rita Petro: Patjetër sepse është ai momenti që ti nuk je më vetëm por edhe të vjen çudi. Unë e kam bërë këtë fëmijë, unë e kam, unë do ta rris? Janë dhe ato pyetjet, kjo dilema edhe frika. Ishte vërtet një vit jashtëzakonisht i vështirë. Ishin vitet e demostratave dhe ne të dy ishim demokratë, se Zefi nga Shkodra demokrat i flaktë dhe unë u bashkova.

Por në fakt isha për atë mendim. Për vite të tëra vërtet kam votuar për pjesën e djathtë, tani s’po i futemi se janë ngatërruar gjithë gjërat. Atëherë dilnim në çdo protestë që bëhej. Atëherë kam pasur dhe vajzën në karrocë edhe u dëgjuan dhe të shtëna. Na erdhi një grua dhe tha “jeni të çmendur, si mund të dilni me fëmijën në një situatë të tillë të rrezikshme”. Pastaj vrapuam, u futëm te rruga e Kavajës dhe shkuam te shtëpia e mamasë.

***

Edhe pse mamaja e saj ishte komuiste, tregon se e ka dashur shumë mikeshën e shkrimtares.

Pranvera Borakaj: Ka qenë motra shoqja e ngushtë me të cilën ndaje sekretet?

Rita Petro: Jo dhe aq.

Pranvera Borakaj: Po mamaja?

Rita Petro: Jo dhe aq! Sepse në familjen tonë unë mbaj mend që jemi trajtuar më tepër si një familje shumë e konsoliduar dhe i është dhënë një rëndësi shumë e madhe jo të qenit shok, se sa të qënit familje. Ata kanë investuar në këtë drejtim. Mua më është dashur që gjithë sekretet e mia deri vonë dhe deri sa kam pasur probleme shumë të mëdha, unë t’i ndaj me mikeshat apo miqtë e mi. Ne i kemi pasur shumë të ndara gjërat, familja familje, shoqëria shoqëri, mikeshat e ngushta mikesha. Por, ata nuk kanë ndikuar asnjëherë që të thonë “degjo mos rri me këtë shoqe.”

Madje unë kam pasur një shoqe e cila vërtet vinte nga një familje, sepse mamaja ime ishte komuniste, vinte nga një familje që quhej e deklasuar, me një njollë në biografi dhe kurrë ndonjëherë nuk kanë ndikuar që të thonë “mos”. Përkundrazi e kanë dashur shumë edhe mikeshën time. Ishte një kohë që prindërit mund të shpërfytyroheshin, por ata nuk u shpërfytyruan asnjëherë.

***

Latest articles

Related articles