Shpërthimet e Metës ndaj SPAK, Basha: Nuk është sjellje normale. SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës

Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të reshtojë argumentet. Sigurisht nuk është i pari që demonstron këto sjellje. Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Njëri, ish dyshi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, nja dy, tre të tjerë janë në burg, ministra po them. Nja dy, tre të tjerë apo më shumë janë nën hetim. Pra është e qartë që SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët.

Latest articles

Related articles