“Të dalësh në punë, duhet të përqafosh të afërmit, pasi nuk dihet nëse kthehesh më”

Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresa Qytetare” deklaroi këtë të mërkurë në “Quo Vadis” se situata e punëtorëve në Shqipëri është alarmante.

Sipas tij nëse je punëtor në Shqipëri je po aq shumë i rrezikuar sa të jesh pjesë e një organizate kriminale.

Qiraxhi deklaroi në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus se statistikat e vitit të kaluar treguan se 34 persona humbën jetën nga krimi i organizuar, ndërsa 33 të tjerë e kanë humbur jetën në pune.

Pjesë nga biseda:

Qiraxhi: Unë dua të sjellë vetëm një statistikë për të treguar se sa alarmante është situata. Në 2023 ne kemi patur viktima të shkaktuara nga krimi i organizuar 34, humbje në punë ne kemi 33. Pra është e rrezikshme të shkosh në punë, pothuajse si të marrësh pjesë  në kartele të krimit të organizuar. Është bërë aq e vështirë jeta e qytetarit sa duhet të përqafojë familjarët e vet, pasi nuk dihet nëse do të kthehet nga puna apo jo. Kjo do të thotë që të kesh këto shifra që sistemi ka dështuar në të gjitha proceset e saj institucionale. Ka nevojë që të ridimensionohet, ta rimarrë vetëm por edhe për të kuptuar ku është gjendja ekzistuese. Ne kemi probleme të kontratave, probleme të orëve shtesë.

Pranvera Borakaj: Kemi probleme kualifikimi?

Qiraxhi: Mungesa bën një gjë që e shkarkon te sektori privat. Mungesa e individit të kualifikuar, mbifaturon ose mbipaguan një individ që produktivitetin nuke ka në atë shkallë. Sot duhet të paguash një punonjëse të sektorit sanitar 800 deri në 1 mijë euro.

Latest articles

Related articles