Zekthi: Protestat e dobëta, bëhen për nevojat e brendshme të partive

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Bashës, Fitim Zekthi në një intervistë në Ora News u shpreh se protestat janë të dobëta dhe se bëhen për nevojat e brendshme të partive.

Zekthi: Nëse ka motiv për të protestuar njerëzit është vjedhja e qeveritarëve.

Bashkia e Tiranës është një insitucion botërisht i njohur si institucion që ka vjedhur paratë publike.

Arrestimi i drejtorëve të bashkisë e bën motivin për të protestuar më të jashtëzakonshëm.

Mënyrat se si bëhen protestat e prish këtë motiv kaq të madh për të protestuar kundër kryetarit të bashkisë dhe kundër hajdutëve të bashkisë Tiranë.

Protesta ka probleme sepse thirret nga një parti politike.

Duke u thirrur nga një parti politike është politizuar.

Politikanët që i thërrasin dihet se nuk kanë ndonjë shqetësim shumë të madh për interesat e njerëzve.

Protestat janë të dobëta, janë bërë gjithmonë për nevojat e brendshme të partive dhe jo për nevojat e njerëzve.

Latest articles

Related articles