Erion Veliaj nuk është më drejtues politik i qarkut të Tiranës, për postin është caktuar…

Gazetari, Poli Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj nuk është më drejtues politik i qarkut të Tiranës, dhe se këtë post tani e ka marrë ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

“Sepse në dijeninë time, është më i implikuari nga të gjithë kolegët e vetë.

Shumicat e kolegëve i ka ose në burg ose nën hetim që janë kryebashkiakët.

Kolegët e tjerë ka politikanët socialistë që ata madje e kanë braktisur.

Nga pikëpamja politike jam dakord që ka marrë fund.

Unë po të jap edhe një informacion, që nga dje nuk është shpallur zyrtarisht por madje nuk është më as drejtues politik.

Është lëshuar edhe politikisht nga Edi Rama.

Këto ditët e fundit me partinë e Tiranës është caktuar zoti Igli Hasani, ministri i Jashtëm që të merret.”

Latest articles

Related articles