Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi gjatë kontrollit në automjetin ku udhëtonin iu gjetën 1100 fara kanabisi.
Në pranga ranë 34-vjeçari Agron Doçaj dhe 32-vjeçari Liridon Gjoka. Sipas uniformave blu, farat e kanabisit të gjetura në automjet i përkisnin 32-vjeçarit, që ishte edhe drejtuesi i makinës.
Ndërsa në banesën e Agron Doçajt, i cili ishte edhe pasagjer në mjet, u gjetën 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.



