Pas thuajse një dekade, Policia e Shtetit hapi thirrjet e aplikimeve për gradat komisar dhe kryekomisar. 920 aplikantë u testuan ditën e sotme, datë 20 mars 2024 në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, aty ku zhvillohen edhe testimet e tjera për Patrullë të Përgjithshme e të tjera me radhë.
600 ishin aplikantët për gradat komisar në rang republike dhe 320 të tjerë aplikuan për gradën kryekomisar.
Sipas procedurës standarte, shkruar edhe në ligjin e Policisë së Shtetit, korigjimi i këtyre testimeve bëhet me skaltron, një pajisje elektronike e cila përdoret jo vetëm për efekt shpejtësie, por edhe për efekt transparence.
Por sot, burime i thanë medias se skaltroni nuk punonte. Duke bërë që rezultatet të mos jepen në kohë reale.



