Kreu i PD Lezhë, Marku ngre shqetësimin e proçesit të Rindërtimit nga tërmeti – 53 familje në hall

spot_img
Advertisements

Kreu i PD Lezhë Alfrida Marku përmes një komunikimi publik ka deklaruar se proçesi i rindërtimit, në mos herët vonë, do vërtetohet si një ndër skandalet e radhës të korrupsionit të kësaj qeverisje.

Ja Faktet:


📌Mbi 20 miliard lekë që do paguhen nga shqiptarët, lezhjanët, si taksapagues apo kredimarrës, është shuma e tenderuar deri sot vetëm nga Institucioni i Bashkisë Lezhë për projekte me objekt rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
POR, procesi po zvarritet duke “shpikur” punë të pa planifikuara, duke shpenzuar (shpërdoruar) miliarda lek me projektime e fasadat e pallateve.
📌2 miliard lekë të tjera të dedikuara rehabilitimit të pasojavë të tërmetit, nuk janë përdorur në 2023 nga institucioni i Bashkisë, pa asnjë shkak dhe arsye, ndërkohë që ky institucion ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e banesave të 53 familjeve, banesat e të cilave duhej të ishin rindërtuar prej kohësh.
📌Zvarritja e procesit të rindërtimit, i hap rrugë miliardave të reja dhe abuzimeve të reja.
Në mbledhjen e kaluar të Këshillit të Bashkisë Lezhë, i kam kërkuar sqarim Kryetarit të Bashkisë Lezhë nësë shuma 2 miliardë lekë e papërdorur në 2023 e që do kalonte në Buxhetin e vitit 2024 do ti jepte zgjidhje përfundimtare procesit të rindërtimit ? Ndër të tjera, nëse do ti hapte rrugë rindërtimit të banesave të 53 familjeve, ndër të cilat 12 familje të pallatit në qendër të qytetit dhe 41 në njesitë e tjera administrative ?
❗️Përgjigjia ishte JO .
Nga njëra anë kemi problemin e pazgjidhur të strehimit të 53 familjeve dhe një proces të tërë që nuk përmbyllet duke gjetur punë të paplanifikuara, nga ana tjetër kemi Bashkinë të cilës i janë alokuar fondet për rindërtimin, shpenzon miliarda nga taksat tona në emër të rindërtimit por nuk i adreson për zgjidhjen e pasojave të tërmetit.
📌E sikur të mos mjaftonte kjo, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar së fundmi parregullsi në Dogana duke ngritur dyshime nëse lënda e parë e përjashtuar nga detyrimet doganore është përdorur për procesin e rindërtimit në Lezhë apo ka përfunduar në treg për të favorizuar subjekte afër pushtetit.
Përsa më lart,i bëj thirrje Bashkisë Lezhë të marrë masa urgjente për përfundimin e procesit të rindërtimit, si dhe inkurajoj autoritetet kompetente, institucionet e Drejtësisë për hetimin e plotë e të gjithanshëm të procesit abuziv të Rindërtimit.

Latest articles

Related articles