Sociologu Mërtiri: Rama dhe Berisha janë ortakë kundër SPAK-ut

spot_img

Analisti Ergys Mërtiri ka sjellë në vemendje qëndrimin e kreut socialist Rama dhe atij të Rithemelimit Berisha ndaj SPAK-ut.

Sipas tij SPAK-u është një krijesë e SHBA-ve  për të goditur estabilishmentin politik në Shqipëri për të krijuar një politikë  të re, pasi ajo aktuale është e korruptuar.

Analisti Mërtiri vlerëson se dy krerët e politikës Rama e Berisha janë kundër SPAK-ut, pasi ky i fundit i godet të dy. Ata godasin SPAK-un pasi kështu mbrojnë veten, tha Mëriri duke shtuar se ortakëria mes tyre nuk ka lindur sot, por është e vjetër.

Por analisti Sami Neza, kundërshtoi argumentet duke thënë se ishte Rama që e vuri Berishën në arrest shtëpiak. Narrativën se Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të luftuar Bashën, nuk e beson njeri, tha analisti Neza.

Debati u shoqërua edhe me tone të larta dhe mosaprovim të argumenteve nga të dy palët.

Latest articles

Related articles