Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupit Parlamentar të deputetëve të opozitës, ku sërish kryefjalë ka qenë masa e arrestit ndaj Sali Berishës.
Mësohet se gjatë mbledhjes deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur me demokratin, Bledjon Nallbati, ku situata ka shkuar deri në fyerje dhe debat verbal mes tyre.
Redaksia ka zbardhur disa nga replikat, ku mësohet se Tritan Shehu ka thënë se duhet bërë çmos për të shpëtuar Sali Berishën nga arresti.
Ndërkohë që Nallbati i është kthyer ashpër, duke thënë se ky i fundit s’ka bërë asgjë në Parlament.
Replikat
Tritan Shehu: Ne duhet te shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe per ketë duhet te vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë fare rendësi këto qe marrim (negociatat)
Bledjon Nallbati: Shume dakord me Tritanin, të vazhdojmë aksionin, por me një kusht qe ti te jesh ne balle. (I referohet idesë qe ata te cilët s’janë përplasur ta marrin kryesimin e aksionit).
Tritan Shehu: Mos me fol mua ashtu.