Zekthi: Ka një krizë të madhe sociale dhe politike në të gjithë Perëndimin

Analisti politik, Fitim Zekthi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se pavarësisht deklaratave e toneve kërcënuese, Trump s’mund të bëjë ndryshime Kushtetuese, të cilat janë shumë të komplikuara deri të pamundura, dhe në këtë kuptim, fjalimet e tij janë për propagandë.

“Ka një krizë të madhe sociale dhe politike në të gjithë Perëndimin dhe në SHBA. Po i bëhet thirrje populizmit. Shteti ka borxhe të mëdha publike. Është prodhuar një klasë politike, e cila po përballet me rezistencë tani. Republikanët janë bërë tani parti e Tramp. Ato deklarata që bën Trampi dhe kërcënimet, janë fjalë propogandistike. Ndryshimet në Kushtetutën amerikane janë të pamundura, s’ka asnjë shans. Janë vetëm propogandë asgjë tjetër.”, tha Zekthi.

Latest articles

Related articles