Ylli Rakipi: E gjeta Veliajn në darkë me Shkëlzen Berishën dhe Çim Pekën

Erion Veliaj, pasi doli nga SPAK, ku u pyet shtatë orë lidhur me aferën e inceneratorëve, shpërtheu ndaj gazetarëve me fjalor rrugaçëror.

Veliaj, bëri disa aludime, përfshirë edhe për gazetarin Ylli Rakipi, i cili ka bërë emisione shumë kritike ndaj tij dhe Veliaj deklaroi se i ka bërë këto emisione, sepse nuk ka marrë favore nga Bashkia e Tiranës.

Rakipi përshkroi të gjitha rastet kur e ka takuar Erion Veliajn.

Herën e fundit do të befasoheni shumë. Vajta në një restorant, e gjeta në tavolinë me kolegun Çim Peka dhe Shkëlzen Berisha. U habita shumë! Edhe ata u habitën që u habita.

Kaq herë e kam takuar. Por ai ka një problem, ai nuk ma thotë emrin, sepse ashtu shkojmë bashkë në gjykatë, në prokurori dhe kudo për shpifjet.

Latest articles

Related articles