Rama mbledh drejtuesit politikë të PS për krizën “Veliaj”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste.

Temë politike do të jetë qëndrimi që duhet të mbahet ndaj SPAK dhe Erion Veliajt, koleg i tyre dhe i prokurorëve.

Drejtuesit politikë të qarqeve do të bëjnë një analizë të punës në terren, si edhe do të raportojnë mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërkohë, prioritet i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Latest articles

Related articles