‘Qytetarët e njohin vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit. Vilën e Surrelit’ Lita: SPAK, shpresë për qytetarët

Gazetari Lavdrim Lita në emisionin Frontline në Report Tv thotë se qytetarët i dinë politikanë në rang të lartë se janë të korruptuar. Sipas tij qytetarët e dinë se kush politikan ka vilë me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit.

‘Xhafaj jep garanci, se secili duhet të jetë i pafajshëm deri në momentin që drejtësia të japë vendimin. Problemi është se qytetarët shqiptarë, politikanët sidomos ato lart fare i konsideron të fajshëm. E dinë atë personin ka vilë me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit. E njohin personin e Vilës së Surrelit që nuk e ka bërë me pagë. Qytetarët e dinë, i kanë sytë në ballë, dhe i konsiderojnë të fajshëm. Mbështetja e SPAK-ut në 80% të qytetarëve tregon se ka akoma shpresë sado në komisione ‘ad hoc’ që duan t’ja mbyllin gojën SPAK. Kanë çuar një draft për të ndryshuar reformën në drejtësi.’- tha Lita.

Latest articles

Related articles