“SPAK, Veliaj sa herë ka shkuar në tualet ka qenë i shoqëruar”

Për shtatë orët e kaluara në SPAK, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, thotë se ka mësuar se edhe në tualet kur ka shkuar, ka qenë i shoqëruar.

Tutje thotë, Hoxha, ai më pas jashtë flet me aq siguri, sikur ti ketë ftuar ky hetuesit e SPAK, jo ata këtë.

Nga komunikimet e mia në SPAK, më thanë se i kemi dhënë leje për të shkuar në tualet, sa herë ka pas nevojë, por me shoqërues, por jo vetëm.

Disa herë me shoqërues. 7 orë atje, me atë vandak të dosjeve edhe tenis të kishin luajtur me 5 sete nuk shkonin në 7 orë.

Kjo gjë mund të kalonte fara normalisht nëse ‘kolegu’; do ta kishte trajtuar si një gjë normale.

Pra është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi çështjen që heton SPAK-u. Në momentin që e sfumon atë dhe e trajton sikur ka vajtur për të bërë, ai foli sikur kishte qenë për inspektim, tha ishin çuna të sjellshëm të disiplinuar, ata janë të financuar nga paratë e PS, organizata është një organizëm që kemi kontribuar ne, kështu tha.

Më dukej sikur i kishte thirrur ky ata, jo ata këtë

Latest articles

Related articles