PLL, Axhami shpall platformën për rikthimin e Krenarisë Kombëtare! Shërbim i detyrueshëm, xhandarmëri

spot_img
Advertisements

Të rikthejmë Krenarinë Kombëtare! Ndër të tjera kërkohet rikthimi i Xhandarmarisë dhe i sherbimit të detyruar ushtarak, ky i shkurtuar – Kjo është platforma politike e kreut të PLL, Shpëtim Axhami.

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Partia Lëvizja e Legalitetit kundrejt një platforme të qartë e të zbatueshme për rikthimin e Krenarisë Kombëtare, synon të ndërtojmë një shoqëri të fortë, me ndjenjë të lartë krenarie kombëtare dhe përkushtim ndaj vendit.

Nxënësit/studentët do të përfitojnë nga një edukim i përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe të përqendruar në zhvillimin e tyre individual dhe kontributin e tyre që duhet të japin në mirëqenien e përgjithshme kombëtare.
 
I-Rivlerësimi i figurave patriotike:

-Në këtë platformë, synohet të përqendrohemi në rivlerësimin dhe promovimin e figurave patriotike atdhetare.
Kjo përfshin personalitete historike, politikanë e diplomat, heronj kombëtarë, intelektualë, artistë e këdo tjetër që kontribuan në bërjen e shtetit dhe të kombit tonë.
-Për të forcuar ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe identitetit tonë kombëtar, duhet të organizohen aktivitete gjithpërfshirlse që të përcjellim mesazhin e tyre të frymëzimit dhe përkushtimit ndaj vendit dhe kombit.
-Përmes studimeve, projekteve edukative dhe festimeve kombëtare, duhet të promovohen vlerat e kulturës e të trashigimnisë historike reale tonave, duke i dhënë krenari kombit dhe frymëzim më të madh për cilindo për të ardhmen
 
II-Rikthimi i xhandarmërisë për luftën kundër krimit dhe grupet e strukturuara kriminale:

Platforma për Krenarinë Kombëtare propozon rikthimin e xhandarmërisë si një forcë e specializuar për të luftuar krimin dhe grupet e strukturuara kriminale, duke marrë përvoja moderne e gërshëtuar me xhandarmërinë e Mbretit Zog. Xhandarmëria do të ketë një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e kriminelëve, duke siguruar sigurinë dhe rendin në vend. Përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit me organet e rendit dhe të inteligjencës, xhandarmëria do të zhvillojë kapacitetet e saj për të përballuar sfidat e kohës së sotme dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve. Modelet turke,franceze apo italiane të xhandarmërisë janë shembuj suksesi.  
 
III-Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak ( tre muaj) për të gjithë nxënësit që përfundojnë gjimnazin:

Si pjesë e platformës për Krenarinë Kombëtare, synohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë nxënësit që përfundojnë gjimnazin. Përmes një periudhe 3-mujore trajnimi ushtarak, ata do të mësojnë artin ushtarak, disiplinën, edukimin për sigurinë kombëtare dhe ndihmën në situata emergjente. Kjo përvojë do të jepet për një periudhë prej 3 muajsh, pas përfundimit të gjimnazit, për rreth 30 mijë nxënës të interesuar, me kosto të përballueshme për buxhetin e shtetit. Kjo përvojë do t’u ofrojë të rinjve një bazë të fortë ushtarake dhe karakterore, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe duke ndihmuar në ndërtimin e ndjenjës së përkushtimit ndaj vendit dhe bashkësisë së tyre.
Përmes kësaj platforme, synohet të promovohet ndjenja e krenarisë kombëtare, të forcohen kapacitetet e sigurisë së vendit dhe të përgatiten të rinjtë për të dhënë një kontribut të vlefshëm në shoqëri dhe në mbrojtjen e vendit tonë.

spot_img

Latest articles

Related articles