Ka qenë plasja në një gurore pranë fshatit Pojan, ajo që ka shkaktuar probleme të rënda në Rrugën e Arbrit, ku ka rrezikuar edhe shembjen e urës.
Makineritë janë ende në terren duke u përpjekur të copëzojnë gurët e mëdhenj që zbresin herë pas here nga shpati i malit.
Raportohet se kanë qenë disa të sëmurë të nisur për në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, të cilët kanë mbetur në zonë për rreth tre orë, duke qenë se rruga ishte e bllokuar.
Punimet po realizohen nga Bashkimi i shoqërive “Ante-Group” dhe “Ferro Beton & Construction Co” te cilat kane realizuar kontratën me ARRSH per prokurimin “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën e Tujanit (me celsa ne dore)”, zbatimi i se cilës ka nisur me 25.11.2022.
Ne prokurimin ne fjale mori pjese dhe bashkimi i tre shoqërive IS, CURRI dhe ERGI, i cili u skualifikua per mospermbushje te kritereve.
Punimet janë pranë Rruges se Arbrit, segmenti Nr. 2 i se cilës kufizohet në anën lindore nga Xibri dhe Mali Koti, në perëndim nga Mali Gamti (1267m) dhe Mali Brari (1214m), deri në ultësirën pranë urës së Brarit dhe në jug-lindje nga Mali Dajt (1612m). Ky segment rrugor shtrihet në pellgun e sipërm të lumit Tiranës dhe në shpatin jugor të luginës së Zall Bastarit.

Nga inspektimi i zonës rreth Rruges se Arberit dhe nga gjetjet e më poshtme lindi dhe nevoja per punimet e tenderit ne fjale:
- Skarpatat në segmentin nr. 2 (Shkalla e Tujanit) paraqiten si më poshtë:
• Në shumë zona nuk ka forma të rregullta të shpateve ose modele të aplikuara. E njëjta gjë është edhe për bermat. Ky problem vërehet veçanërisht për vendet në të cilat është më e vështirë të arrihet në majë të shpateve ose kostoja e gërmimit vjen në rritje.
• Shumica e skarpateve në gërmim të këtij segmenti janë pa ndonjë mbrojtje nga pjerrësia dhe në shumë zona ka probleme me Rënien e inerteve, rrëshqitje apo dhe potencial për probleme të qëndrueshmërisë së shpatit në tërësi.
• Në shumicën e rasteve, për shkak të rrëshqitjeve, depozitimeve deluviale dhe Rënie të inerteve, kanalet anësore në anë të rrugës janë bllokuar dhe janë komplet jashtë funksionit.
• Skarpatat në gërmim nuk kanë asnjë sistem drenazhimi, përfshirë këtu kanalet mbrojtës në majë të skarpateve, kanalet e kullimit dhe kanalet e bermave.




