Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e përdorimit të “vape”. Ajo erdhi si një alternativë e duhanit, por që sipas mjekëve, ka tendenca më të mëdha varësie, kryesisht te të rinjtë.
Mjeku pneumolog pranë Spitalit Amerikan 3, Dr. Ardian Jorgji thotë se përdorimi i këtyre pajisjeve elektronike është mjaft i dëmshëm, jo vetëm për personin që e konsumon, por edhe për të tjerët që qëndrojnë pranë tyre.
Sipas Dr.Ardian Jorgji, kolapsi me shtrimet në spitale që po përballet aktualisht Britania e Madhe, mund të përsëritet edhe në Shqipëri, pasi për të rinjtë, është kthyer në një trend me masivitet të gjerë.
Mjekët sugjerojnë moskonsumimin e këtyre produkteve si edhe të duhanit tradicional, që mund të sjellë në disa raste edhe dëme të parikuperueshme në organizëm.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!