Federata e opozitës në shërbim të avokatëve të Fredi Belerit!

spot_img
Advertisements

Avokatë dhe përfaqësues të opozitës dolën sot në një konferencë të përbashkët për media lidhur me çështjen “Beleri”.

Në fjalën e mbajtur kreu i PBDNJ-së Vangjel Duke akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama për ndërhyrje në punën e gjyqësorit.

Më lejoni nga ana ime të sjell në vëmendjen tuaj, së pari kjo është një çështje që nisi më datën 6 maj nga kryeministri dhe kryetari i PS z.Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës, në tubimin në qendër të Himarës, ku u evidentuan dy elemente tejet të papranueshme për një fushatë dhe për civilizimin politk, së pari denigrimi i figurës së Belerit me fyerje, bullizëm dhe karakterizime të papranueshme dhe së dyti me shpifje.
Pasi nuk u arrit që të gjendej një fakt gjatë përgjimeve telefonike dhe ambientale, realizohet një rrëmbim demonstrativ në qendër të Himarës, në një moment kur ishte me avokatin e tij dhe një të afërt të tij, bashkëshortin e një kandidate për këshillin bashkiak. Kemi një arrestim pa asnjë fakt, provë, dokument. Nga data 6 deri në 12 maj përgjimet e z.Beleri dhe bashkëpunëtorëve u shoqëruan me retorikën në rritje nacionaliste të z.Rama. Duke arritur kulmin një orë para arrestimit, rrëmbimit të z.Beleri, ta kërcënojë atë nga një emision televiziv. Z.Rama s’është ndalur me kaq, para çdo vendimi të gjykatave, si për gjykimin në themel, për masat e sigurisë, si dhe për kërkesën për dhënie leje për betim, u ka paraprirë me deklarata publike duke matur peshën e fajit, duke e krahasuar atë me raste të tjera analoge, çfarë përben një ndërhyrje të hapur në punën e gjyqësorit, por mbi të gjithë dëshmon se çështja Beleri ka qenë frymëzim, regji dhe monitorim në çdo detaj të saj nga z.Rama”.

Latest articles

Related articles