Partia Demokratike shprehet e vendosur në qëndrimin e saj për të votuar në Kuvend vetëm draftin fillestar të amnistisë penale që përjashton zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja, por që përfshin protestuesit.
Kështu deklaroi Skretari Ligjor në PD Indrit Sefa i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report tv.
“Fakti që Manja thotë se ne tërhiqemi nga propozimi i bërë tregon se PD ka qenë e vendosur dhe e qëndrueshme në pretendimet e saj. PS dhe qeveria në një veprim tinëzar në komisionin e ligjeve hoqi një paragraf nga ligji i mëparshëm nga i amnistisë penale duke u dhënë mundësi të dënuarve nga GJKKO dhe SPAK që tu ulej një vit dënim nga dënimi i dhënë nga gjykata. PD e kundërshtoi fort duke e mos vajtur ditën e votimit e duke detyruar qeverinë të tërhiqte draftin si rrjedhojë të tërhiqet edhe mazhoranca që të heqë dorë nga ulja e dënimit për zyrtarët e dënuar nga GJKKO. Ky ishte qëndrim parimor i PD. PD do votojë draftin fillestar të paraqitur nga ministria e Drejtësisë e cila e ka paraqitur në parlament dhe kur e ka paraqitur ka reflektuar propozimet e sugjerimet e GJKKO SPAK… Manja ka thënë se ky draft është konsultuar me organet e drejtësisë.”