Si Anila Basha zbërtheu frikën e vërtetë të Edi Ramës – REDAKSIONALE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të kërkuar me ngulm nga gazetarja me përvojë Anila Basha për revistën “Newsbomb”, shprehet i pakënaqur për faktin se në disa raste hetuesit e BKH-së shkojnë në zyrat e shtetit pa lajmëruar më parë.

Kjo intervistë po tentohet të izolohet dhe të mos kthehet në një debat publik që dëften frikërat e Edi Ramës, me sistemin e drejtësisë dhe mos kontrollin e saj.

Ja çfarë thotë ai: “nuk kam se si të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit, pa lajmëruar zyrtarisht” –

Edi Rama, kërkon të ruhet Etika dhe të paralajmërohen zyrtarët para kontrolleve, në mënyrë që të fshehin aparaturat elektronike, provat shkresore dhe sende të paligjshme. Por Prokuroria dhe opgj nuk janë për kontrolle administrative, për list prezenca apo për kontrolle ortografike. SPAK nuk udhëhiqet nga ligji për informimin publik.

Kryeministri Edi Rama thotë se këto vizita të SPAK prishin axhendën e takimeve të zyrtarëve të administratës ” (Ata) bëjnë punën e shtetit, kanë planin e tyre ditor, kanë takimet, mbledhjet e angazhimet e tyre zyrtare dhe s’ia kanë borxh as SPAK-ut, as BKH-së e askujt në këtë botë, që arbitrarisht t’iu çakordojë punën e të përhapë jo vetëm në tërë institucionin“.

Këto fjalë të rënda të kryeministrit Rama janë në vazhdën e përpjekjeve të mazhorancës dhe qeverisë për të krijuar mekanizma kontrolli për SPAK, me komisione parlamentare ad hoc, amnistia penale për të dënuarit e GJKKO apo vonesat me shkresa për kërkesat e BKH/SPAK.

Edi Rama ka parasysh Gjykatën speciale në Kosovë, e cila u miratua me zell nga Hashim Thaçi e të tjerë të UÇK, për ta parë vetën më pas në të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët. Edi Rama po i del rrezikut për para.

Latest articles

Related articles