2 vite luftë në Ukrainë, Analiza e Kolonel Demiraj

Pushtimi i dy viteve me pare, pushtim i paprecendente, i paligjshem dhe kriminal i Ukraines nga Rusia eshte nje kembane alarmi jo vetem per popullin e Ukraines dhe zgjerimin e ketij konflikti me gjere, por dhe per rreziqet aktuale per eksportimin e ketij konflikti ne Ballkanin Perendimor.

Që në momentin e emërimit të tij në krye të Federatës Ruse në fund të vitit 1999, ai filloi një plan strategjik afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Objektivi i tij final është që bota e sotme të mos jetë njëpolare, por të prishë rendin botëror në mënyrë të veçantë në Europë dhe ta zëvendësojë atë me mbizotërimin e fuqisë së Rusisë nëpërmjet përdorimit të fuqisë së butë, fuqisë së fortë, luftës së parregullt, luftës hibride, luftës kibernetike, luftës së keqinformimit, luftës me intensitet të ulët, luftës së parregullt, përdorimit të fuqisë ekonomike, të fuqisë energjetike, fuqisë ushtarake, diplomacisë aktive madje deri tek pushtimi kriminal në Ukrainë.

Tashmë prej disa vitesh vëmendja e SHBA-ve, BE-së, NATO-s, shërbimeve inteligjente civile dhe ushtarake e vendeve perëndimore duhej te përqëndrohej me shume në veprimtarinë destruktive të Federatës Ruse, frikë e cila u vërtetua me rastin e pushtimit dhe shkatërrimit të plotë të Ukrainës në datën 24 shkurt 2022 dhe në vazhdim.

Në gjykimin tim, në ditët e sotme Federata Ruse paraqet një nga rreziqet më të mëdha të sigurisë kombëtare për SHBA-të dhe vendet e tjera demokratike.

Si perfundim, humbjet e qindra ushtarëve gjate diteve te fundit te ushtrise te Ukraines, pushtimi i Avdiivkas por jo vetem, jane nje kembane alarmi se asistenca ushtarake e SHBA duhet te miratohet sa me shpejte te jete e mundur.

Fuqia ushtarake e Federates Ruse eshte akoma shume e madhe dhe industria e saj ushtarake ka treguar se eshte e afte te mbeshtese me sukses ushtrine ruse dhe pavaresisht 13 raundeve te sanksioneve ekonomike ja ka dale te vazhdoje te shtoje prodhimin dhe cilesine e tyre.

Ne rast se reagimi kunder Putinit nuk do te jete shume i fuqishem, do te jete nje gabim me konseguenca te medha per te ardhmen e sigurise ne bote.

Latest articles

Related articles