Shkrimtari dhe fituesi i “Çmimit të Europës”, Rudi Erebara, nëpërmjet një shënimi-sarkazmë të shkurtër, ka komentuar protestën e thirrur mbrëmjen e kësaj të marte nga grupimi Berisha, me rastin e 33 vjetorit të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha.
Erebara me ironi të thellë shkruan se ish-Sekretari i Partisë së Punës, (Berisha), thërret protestë për përkujtimin e rrëzimit të monumentit të ish- Sekretarit të Parë të Partisë së Punës.
“33 vjet pas rrëzimit të monumentit të Sekretarit të parë të Partisë së Punës, thërret protestë Sekretari i Partisë së Punës. Kjo tregon edhe një herë, në mënyrën më të patundur, forcën dhe largpamësinë e Partise së Punës me në krye Sekretarët e Parë.
Bejlerët dhe agallarët, kulakët dhe klasat e përmbysura, nuk i la partia pa Sekretarë të parë, edhe të gjithë në një unitet, jetuam në lumtur në këtë palo demokraci që prishi 5200 fabrikat uzinat dhe kombinatet, edhe la shqiptarët e pafajshëm që nuk luajtën një tullë nga vendi, krejt pa punë. Pa lëndë të parë, edhe pa pulë hungareze për 1 majin e paradës