Në thelbin e aferës së inceneratorit të Tiranës qendron fakti se ai nuk ekziston, pavarësisht nga miliona euro që janë derdhur për të dhe lumenj shkresash që janë përgatitur. Këtij fakti i mëshoi sot Kryetari i Rithemelimt, Sali Berishës, gjatë konferencës së sotshme për shtyp posaçërisht për këtë vjedhje qeveritare. Por ai nuk kurseu as ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili në seancën e fundit gjyqësore ndaj tij deklaroj se gjendet në burg prej Berishës dhe partiçkës së Ilir Metës, duke i thënë: Rri aty në burg mos u ndje!
“E drejtë, çdo njeri pasi dëgjon këto shifra, pyet: Ku janë veprat e ndërtuara?- tha Berisha dhe u përgjigj: – Asnjë nuk ekziston!
Po pse nuk ekzistojnë?! – Sepse garant i mbikëqyrjes së tyre me firmë dhe me vulë ka qenë vetëm Erion Veliaj. Ai është zotuar para ministrit Gjiknurit dhe më pas Balluku, se do kontrollojë me njësinë e tij çdo situacion, madje se do japë asistencën e nevojshme kompanisë. Imagjinoni pra. Dhe se do merret edhe me problemet e shpronësimit dhe të tjera.
Prisni një moment, kompania është e ministrisë. Kontraktor për kompaninë është ministria, nuk është Veliaj, po ndërmarrja është e Veliajt.
Kurse Lefteri akuzon e thotë ma ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira! Rri aty dhe mos u ndje!



