Kim Jong Uni qan me lot, u bën thirrje grave që të lindin më shumë fëmijë

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, është parë duke qarë me lot i emocionuar në një video nga një tubim i mbajtur rishtazi, përderisa bënte thirrje për ta frenuar rënien e numrit të lindjeve në vend.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, figura e famshme shihet duke e mbajtur shikimin poshtë dhe duke i fshirë lotët me faculetë, raporton “Hindustan Times”.

“Parandalimi i rënies së shkallës së lindjeve dhe kujdesi i mirë për fëmijët janë të gjitha detyra tona të shtëpisë që duhet t’i trajtojmë gjatë punës me nëna”- citohet të ketë thënë ai.

Duke i falënderuar nënat për rolin e tyre për fuqizimin e fuqisë kombëtare, ai tha: “Edhe unë gjithmonë mendoj për nënat, kur kam kohë të vështirë duke u marrë me partinë dhe punën e shtetit.”

Latest articles

Related articles