Endri Meksi: Biznesmeni Beqiri po shantazhon shtetin, çunat e Gracenit

spot_img
Advertisements

Anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Kreshnik Tërnova ishte para prokurorëve të posaçëm për të paktën dy orë të hënën, ku u pyet në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI.

Për këtë paraqitje në Prokurorinë e Posaçme, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, thotë se përgjegjësia e vendimmarrjes në KPP është e gjithë institucionit dhe posaçërisht e nënkryetarit Florent Zguro.

Ai flet me detaje dhe thotë se Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe katër anëtarët e KPP, së bashku me inspektorët, janë grup i strukturuar kriminal.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të katërt anëtarët e KPP, mund të kenë qenë të shantazhuar dhe kërcënuar dhe referimi në Prokurori i ankimimit të Gerond Meçes, ka qenë një mënyrë për të shpëtuar veten, ndërkohë që hakerim të eAlbania nuk ka patur.

Institucioni është një institucion që ka një nënkryetar që ushtron detyrat e kryetarit, për shkak të pezullimit të kreut Jonaid Myzyri, janë katër anëtarë dhe një tufë inspektorësh. Janë detajet e disa ankimimeve. Çunat e Graçenit kishin një fletë për heqjen e nëntë procedurave njëherazi. Ata nxjerrin një fletë ku janë të shënuara me rreth përpara dhe vizë, janë nëntë numra referenca, nëntë procedura që kompania e zotit Gerond Meçe i kishte ankimuar.

Kjo pa pikë dyshimi nuk është thjesht një rastësi. Zoti Meçe nuk ka shkuar të nesërmen të kërkojë një nga ato procedura. Ai ka zgjedhur të krijojë idenë e hakërrimit të eAlbania. Nuk ka thënë që u shantazhua dhe kërcënua. Përgjegjësia është e tërë grupit që nga nënkryetari, se ai ka rendin e ditës, ai ka vendosur.

Kemi dëshminë e zotit Meçe, takimin e Ermal Beqirit me Kreshnik Tërnovën te “Markata e Peshkut”. I është krijuar bindja se Kreshnik Tërnova ishte kundër tij. Florent Zguro që ishte nënkryetari dhe ka ndjekur procedurën, është përgjegjësi kryesor, edhe për mospranimin e rishikimit. Kjo histori është mbyllur në Gjykatën Administrative në shkurt 2026 që i ka dhënë të drejtë zotit Meçe.

Dosja e SPAK tregon se vetëm ekspertizë nuk ju duhet atyre. KPP ka lozur shumë pisët. Janë një grup kriminal dhe ata. Ata bëjnë sikur e besuan hakerimin e eAlbania dhe thotë se përderisa ka hakerim, le t’ia çojmë Prokurorisë Tiranë. Këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe dy personat kryesor janë Ermal Beqiri, Ergys Agasi, katër anëtarët e KPP dhe dy inspektorët e përfshirë.

Janë një grup njerëzish, përfshirë këtu tre çuna në Elbasan dhe shefi i tyre katër, që veprojnë si grup i strukturuar kriminal, ata janë një grup që kanë numrin e një anëtari në KPP, kërkojnë me dhunë tërheqjen. Hetuesit më duken shumë profesionistë sa i takon pjesës së AKSHI-t. Ka tallur menderen seriozisht KPP me të gjithë ne, ndaj them janë grup i strukturuar kriminal.

Ata kanë pasur të gjithë dijeni, nuk them dot të katërt. Vetëm hakerim nuk ka patur. Mund të kenë qenë të katërt edhe të shantazhuar dhe kërcënuar dhe referimi në Prokurori, ka qenë një mënyrë për të shpëtuar veten, ndërkohë që hakerim nuk ka patur. Në momentin që dosja e AKSHI-t plasi në dhjetor, KPP nuk ka bërë asgjë që atë ditë. Nuk patën asnjë qëndrim.

Ky nënkryetari Florent Zguro nuk e sheh që akuzohet një anëtar i KPP. Janë katër anëtarë, një grup inspektorësh, shohin një dosje që del, hidhet dyshim për veprimtarinë e tyre dhe ata nuk kanë bërë asnjë auditim. Janë në fazë rizgjedhjesh, është hapur gara. Këta zotërinj nuk komunikojnë me askënd, nuk bëjnë asgjë. Ose hedhin dyshime që Gerond Meçe nuk është marrë kurrë peng.

Ata nuk kanë reaguar as te Kuvendi, as te Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shpresojnë që një forcë më e madhe në Shqipëri, që sipas meje e shohin te emri i Ergys Agasit, mund t’i shpëtojë nga situata. Ermal Beqiri nuk është haker, por shantazhon ata që kanë akses. Është një lojë e madhe mashtrimi dhe shantazhi. Ermal Beqiri shantazhon shtetin në tërësi

spot_img

Latest articles

Related articles