Grabitet një argjendari në Kamëz, autori merr bizhuteritë dhe arratiset

spot_img
Advertisements

Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri pasditen e sotme.

Policia bën me dije se autorët kanë qenë tre persona, të maskuar dhe me armë zjarri automatike.

Ata kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish që ndodheshin të reklamuara në banak dhe janë larguar duke përdorur një automjet tip “BMW”.

Në zonë janë ngritur pika të shumta kontrolli.

spot_img

Latest articles

Related articles