Avokatët e Berishës braktisin gjyqin me justifikime

“I kërkuam gjykatës së posaçme ti drejtohet gjykatës kushtetuese për interpretim që për rastin konkret jemi në kufizim apo heqje të lirisë me masën detyrim paraqitje.

Kemi kërkuar regjistrimin audio të seancës ku kemi shprehur verbalisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares irena gjoka që nuk na është vënë në dispozicion. Kemi kërkuar procesverbalin ku gjykata ka marrë vendimin për caktimin e seancës për ditën e sotme që është marrë në mungesën tonë.

Të gjitha këto kërkesa na u rrëzuan me vendim të ndërmjetëm dhe pas kësaj ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet”, tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Latest articles

Related articles