SHBA- Inxhinierja shqiptare, Mira Murati e cila njëherësh është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI ishte e pranishme në eventin e 10 vjetorit të platformës Code.org. Murati ishte ulur në panel pranë themeluesit të Microsoft, Bill Gates.
“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini gjërat … të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, tha Murati gjatë këtij eventi.
OpenAI është kompania që vitin e kaluar bëri bujë me lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale ChatGPT si dhe projekte të tjera me këtë teknologji. Me lansimin e ChatGPT, shumë kompani të tjera teknologjike shtynë synimet për të lansuar gjithashtu mjete të ngjashme me AI sikurse Google, Meta dhe kompani të tjera.