GJKKO cakton sot masën e sigurisë për grupin e strukturuar kriminal

Jepet sot masa e sigurisë për 6 të arrestuarit nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

Të arrestuar:

Ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-komisari i Beratit Ardit Hasanbega, biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilali dhe shoqëruesin e Pëllumb Gjokës, Edmond Prekën.

Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

Në 26 banesa dhe ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat eksponentët e krimit monitoronin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Latest articles

Related articles