Faturën e egoizmit të Berishës e paguajnë qytetarët dhe opozitarët


Nga Gentian Gaba

Vitin e shkuar Lulzim Basha dha votat per zgjatjen e vettingut ne Drejtesi me 36 muaj, kerkese e partnereve, ne kembim te vijimit te Komisionit Hetimor per Inceneratoret qe pengohej nga Rama, ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe Reformen Territoriale. Keto te fundit jane pending, sepse revolucioni i riciklimit pati haraçin e tij, megjithate rezultatet e Komisionit Hetimor jane shume te qarta, dhe ata qe ciceronin me kapadaillek ne ate salle te Parlamentit jane ne burg, apo ne pritje per t’iu bashkuar shokeve, ndersa ata qe sulmonin Komisionin Hetimor nga brenda kampit opozitar, nuk votuan Raportin final apo e votuan kunder, tani e lavderojne punen e komisionit, transparencen qe beri dhe trysnin publike qe krijoi mbi mega-aferen. Rezultatet jane para syve te te gjitheve, nr. 2 i qeverise ne drejtim te paditur eshte njolla me e madhe e turpit, ndersa arrestimet do te vijojne.

Ngjarjet e sotme jane kuptimplota dhe ndihmojne per te pare me sy tjeter ate qe ndodhi kete vit e gjysme, dhe eshte e qarte se po te mos ishte per hallin personal te Berishes per shkak te sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vendosjes se çeshtjes se tij personale krye te agjendes se gjithe opozites, PD do te ishte ne pushtet apo shume prane te qenurit nje mazhorance qeverisese.

Faturen e egoizmit te Berishes e paguajne qytetaret dhe opozitaret, perfitimiet i kane marre vetem Rama dhe Meta, ky i fundit u rrit me votat e demokrateve qe Berisha strehoi te LSI per shkak se e kishte me te lehte te merrej vesh me Iliri sesa me Enkelejdin.

Sot mazhoranca eshte me te mbathura neper kembe, Gjici, Rrahjat, Ahmetaj, Gjiknuri e sa e sa te tjera si keto, jane deshmi se koha e Rames ka mbaruar, madje çdo dekike shtese e ka dhurate nga miqte e tij jetegjate te tranzicionit, me te cilet mban hapur lojen e riciklimit te sho-shoqit. Por kjo nyje gordiane po pritet, dora eshte e Dumanit por shpata eshte e tjeterkujt. Perandoria e kap lepurin me qerre. Dite me te mira!

Latest articles

Related articles