Tabaku: Qeveria ia ka rënduar barrën fiskale shtresës së mesme me 20 mln

Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me lëvizjen e radhës të qeverisë Rama për të rritur pagat e punonjësve të administratës. Në Facebook, Tabaku shprehet “se ka një arsye se përse qeveria kaloi te paga mesatare pasi në buxhetin 2023 u morr me gjithçka përveç kësaj teme”. Ajo u shpreh gjithashtu se “inflacioni socialist që sot ka shënuar rritjen e inflacionit bazë me 8% është më i larti në rajon”. Tabaku vuri në dukje dhe faktin se qeveria e kryesuar nga Edi Rama “praktikisht ia ka rënduar barrën fiskale shtresës së mesme me 20 milion euro pasi ia ka kthyer jetën në ferr për 10 vjet”.

Postimi i Jorida Tabakut:

Ka një arsye se përse qeveria kaloi tek paga mesatare pasi në buxhetin 2023 u morr me gjithçka përpos kësaj teme: inflacioni socialist që sot ka shënuar rritjen e inflacionit bazë në mbi 8%, më i larti në rajon.

Me çmimet e produkteve ushqimore dhe shportës bazë të rritur me mbi 10%. Ndërkohë që ekonomia parashikohet me një rritje të mefshtë 2.2%, qeveria ndërmori hapin e radhës; taksimin socialist me 23% të shtresës së mesme.

Praktikisht ia rëndoi barrën fiskale gjithë shtresës së mesme me 20 milion euro pasi ia ka kthyer jetën në ferr për 10 vjet. Perspektiva e rritjes ekonomike dhe zhvillimit ekonomik është në minimum sepse sistemi i ngritur nuk është fizibël dhe as meritokratik.

Prandaj dhe rritja e pagës mesatare me urdhër qeverie as është dobiprurës në afatgjatë dhe as zgjidh problemin e vërtetë që rrezikon ekonominë: emigrimi dhe këneta ekonomike ku jemi prej 10 vitesh.

Reformat që duhet të ndërmerrte një qeveri e shumicës duhet të kishin fokus: konkurrencën, tregun e lirë, meritokracinë dhe një politikë fiskale me në qendër qytetarin jo oligarkinë.

Këto reforma duan guxim dhe vullnet politik; të dyja janë cilësi që i mungojnë qeverisë së pakicës. Prandaj zgjidhja e tyre është tatimi socialist, inflacioni socialist dhe një ekonomi ku taksohet 95% e shqiptarëve që të paguhen 5% e oligarkisë!

Latest articles

Related articles