PËRPLASJE në KQZ, Partia e Lirisë: Grupi i Bashës patericë. Sefa: Jeni parti me anëtarët e një familje

Biseda:

Ledio Nuraj (përfaqësuesi i Berishës): Dokumenti është firmosur nga kryetari i partisë dhe jo nga një kryetar fraksioni. Ne nuk duam fare debat me pjesën e fraksionit të PD-së në këtë seancë. Dokumentacioni i ardhur këtu është me vulat e vjetra që janë shfuqizuar me kohë. Ky është një debat që nuk duhet të bëhet fare këtu, por të shqyrtohet dokumentacioni dhe të vendoset. PD ka kryetarin e saj, atë kryetar që është zgjedhur me të gjitha statut e PD-së.

Indrit Sefa (përfaqësuesi i Bashës): Kam një përgjigje për përfaqësuesin e Partisë së Lirisë se kush i ka shërbyer Edi Ramës, historia e tregon qartë. Këtu nuk mund të vijë përfaqësuesi i një partie tjetër dhe të thotë, patericë, fraksion e gjëra të tilla.

Përfaqësuesi i PL: Kolegu Sefa të ruajë qetësinë, të shohë interesin publik, jo të shohë interesat vetjake, një grupim shumë i ngushtë që numërohet me gishtat e një dore.

Sefa: Ose me anëtarët e një familje.

Celibashi: Kursejani vetes këto, nuk i shërbejnë vendimmarrjes këtu. Jam i bindur që gjithsecili prej jush ka bindjen që vendimi i Komisionerit bazohet në ligj.

Latest articles

Related articles