Gjikuria bën “bingo” me tenderin 1.2 miliardë lekë të Ermiriana Sakos, në Bashkinë Durrës

Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës duket se vepron vetëm me një numër të caktuar biznesmenësh dhe të gjithë tenderët i shpërndahen mes tyre.

Tenderin e fundit, më 6 mars 2023, kryebashkiakja e ka lidhur me Florenc Gjikurinë, i njohur për penalitete në prokurime. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i qendrës kulturore të fëmijëve, Durrës”, dhe me fond limit rreth 1.2 miliardë lekë.

Duket qartë se 1.2 miliardë lekë për rikonstruktimin e një godine është kosto e lartë dhe abuzive, për suvatime dhe lyerje.

Në dokument shihet se firma “Gjikuria shpk” është shpallur fituese, edhe pse 5 firmat e tjera kishin paraqitur oferta më të lira. Konkretisht, ofertat e firmave të tjera janë afro 20 milionë më  pak sesa “Gjikuria shpk”.

Duket qartë se këto tendera janë në funksion të sigurimit të votave për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen me 14 maj 2023.

Kujtojmë të njëjtën gjë, Sako bëri edhe kur u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për bashkitë në 6 mars të vitit 2022. Pas zgjedhjeve, në prill 2022, Sako u gjobit me 100 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pasi kishte përdorur ambientet e një shkollë në qytet, për të bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndërsa Florenc Gjikuria ka marrëdhënie të mirë vetëm me Sakon por edhe me drejtues të tjerë pranë qeverisë Rama. Kompania e tij ka arritur të marrë 74 miliardë lekë punë publike në 4 vitet e fundit përmes tenderëve.

Latest articles

Related articles