Ambasadorja Yuri Kim takon Alibeajn tek Kryesia e Kuvendit

spot_img

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka nisur takimet me perfaqësuesit e partive politike në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, Kim po zhvillon një takim dhe me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Më pas ambasadorja Kim pritet të zhvillojë një takim dhe me kreun e PL, Ilir Meta.

Këto takime janë të zakonshme para çdo zgjedhjeve, për te diskutuar mes përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe atyre politikë në Shqipëri për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Latest articles

Related articles