Eksplozivi ndaj mobilierisë në Fushë-Krujë, shkak dyshohet konkurrenca
Shkak i shpërthimit me eksploziv në një mobilieri në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme dyshohet të jetë bërë konkurrenca.
Bujar Çarçani (pronar i mobilierisë) dhe Desar Çangu (personi që kishte marrë me qera objektin), kanë pohuar për uniformat blu se nuk kanë asnjë konflikt familjar apo personal me persona të tjerë dhe rrjedhimisht nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen.
Referuar dëshmisë së tyre, një ndër pistat që po heton policia është dhe ajo e vendosjes së eksplozivit për arsye të konkurrencës mes bizneseve që operojnë në atë zonë.