Tre jetë të humbura dhe dy zonja të tjera të plagosura nga një person i dënuar me burg por që gjezdis me armë në dorë duke kryer një masakër.
E kotë, që tani të ngrihemi me irritim ndërsa i dënuari duhet të ishte akoma duke kyer dënimin, përkundrazi mundi të shkojë në vende të ndryshme për të marrë tre jetë njerëzish.
Vazhdojmë të përsërisim veten duke reaguar vonë në kohë. Vazhdojmë të argumentojmë shkaqet pa i dhënë zgjidhje problemeve që e çojnë situatën këtu.
Mbetemi pengje të statistikave me arritje, të ligjeve që miratojmë ne edhe nuk gjejnë zbatim.
Sado masa të merren janë te kota kur dhuna e përsëritur amnistohet nga një gjykatës! Kur policia nuk ka anjë sistem ndjekje për persona që kanë në CV e tyre dhunën ndaj grave.
Nuk ka asnjë justifikim, arsye, argument per një jetë te marrë! Nuk ka asnjë arsye, justifikim, argument se pse një dhunues i përsëritur duhet të lihet i lirë! apo nuk vëzhgohet me kujdes nga forcat e policisë!
Këto modele dhune, kjo mënyrë e të fortit që kërcënon këdo e merr jetë dhe në pragun e derës e në shtepinë e tij sot po kthehet në normë e duhet të merren masa sa nuk ështe vonë!
Le ta nisim nga ILD që duhet menjëherë te nisë një hetim për gjykatësin që ka amnistuar një vrasës te përsëritur!
Le të vazhdojmë me institucionet e tjera shtetërore se çfrë duhet të ishin duke bërë për të mbikqyrur persona me background të tillë.
Koha të veprojmë!