Efi i del kundër Kiarës

Ish-banorja e Big Brother ViP, Efi ka komentuar situatën e krijuar në spektaklin e të martës dhe paralajmërimin që Vëllai i Madh i dha këngëtarit në lidhje me situatën e tensionuar mes tij dhe Kiarës.Efi i doli kundër Kiarës, me të cilën krijoi shoqëri brenda shtëpisë.

Ajo u shpreh se Kiara u acarua për shkak të lojës dhe asgjë më shumë.“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu.

Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja. Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj.

Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi.

Latest articles

Related articles