Armaldo është duke u kritikuar shumë për lojën e dyfishtë që është duke e bërë.
Kjo pasi ai fillimisht u pozicionua krah Luizit, më pas shkoi te Olta, ndërsa tani është zënë me të dy.
Ai është kritikua nga Kristi dhe Zhaklini për lojën që është duke e bërë dhe për mënyrën se si po luan.
“Unë e shikoj pak a shumë si Kristi. Mendoj se abuzohet shumë me fjalët, mik, shok, vëlla, motër. Nuk mund të sillesh me një mik apo me një vëlla në këtë mënyrë. Armaldo ka flirtuar me Oltën, kur ka patur nevojë për të. Kur Luizi, i ktheu shpinën, Armaldo u tërhoq. Gjithmonë ka luajtur në një zonë gri. Ai është në një krizë të identitetit dhe lojës së tij. Armaldo ka tentuar të krijoi një aleancë me Kristin, ndërsa tani e shoh të mërzitur”.
Por, pas kësaj ka reaguar ashpër edhe Armando.
“Me çfarë vëllazërie, ky gënjeu të gjithë shqiptarët. Ky zotëria këtu kur pati debat me Oltën, erdhi qau aty me mua. Unë që jam ai tradhëtari, ai maskarai, ai qeni… , pse duhet perceptuar sikur unë nga ky shkova te Olta. Unë çdo mëngjes, drekë dhe darkë më ndryshohet emri këtu, për shkak të këtij zotërisë këtu. Do mundohem të gjej pozicionin tim”.