Ditari i Kinës 27: Teknologjia e Njohjes së Fytyrës, si instrument i kontrollit social

Direktiva e Byrosë Qendrore të Partisë Komuniste të Kinës, e lëshuar më 8 dhjetor 2019, urdhëroi të gjitha zyrat shtetërore që të heqin shpejt të gjithë teknologjinë e informacionit jo kinez, si harduerin ashtu edhe softuerin, brenda tre viteve të ardhshme. Zëvendësimi preku midis 20 dhe 30 milionë kompjuterëve, mainframe, programe konfidenciale, rrjete lokale në të gjithë Kinën. Këto veprime janë bërë edhe për të mos lejuar aksesin e teknologjisë perendimore në sistemet e brendshme kineze të kontrollit social, përmes teknologjisë së rikonjicionit facial (fytyrës apo gjymtyrëve). Njohja “bazë” e fytyrës: duke marrë për shembull filtrat e Instagram ose Snapchat, kamera e pajisjes (p.sh. smartphone) “kërkon” për karakteristikat që përcaktojnë një fytyrë, dhe në veçanti sytë, hundën dhe gojën.
Teknologjia kineze në sektorin e njohjes së fytyrës po zhvillohet në 3 vitet e fundit nga kompanitë e mëdha si Huawei, Hikvision, Dahua, ZTE, që kanë pjesën e kryesore të këtij tregu specifik global dhe shesin teknologji të njohjes masive në 63 vende, të gjitha anëtarë të Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës.
Kujtojmë se mbikqyrja përmes teknologjive të inteligjencës artificiale përdoret sot nga të paktën 75 vende, me 56 vende që përdorin këtë teknologji për sigurinë rrugore dhe qytetet inteligjente, pastaj deri në 64 vende përdorin teknologjitë e Inteligjencës Artificiale (IA) për njohjen e fytyrës.
Dhe 52 kombe të tjera menaxhojnë sistemet e inteligjencës artificiale për policimin inteligjent, një kriter i lindur në kontekstin e policisë amerikane dhe që bashkon bazat e të dhënave të avancuara, matjen e performancës së inspektimit dhe sistemet masive parashikuese të kompjuterizuara. Jashtë tregut kinez dhe prodhuesve të sistemeve të kontrollit social të këtij vendi, kompania më e madhe në botë në këtë sektor të IA është japoneze Nec.
Megjithatë, kompanitë amerikane që operojnë teknologji të kontrollit masiv me inteligjencë artificiale janë të pranishme në 32 vende. Ndër këto kompani amerikane, është IBM, e cila punon për sistemet e njohjes së fytyrës me IA në njëmbëdhjetë vende, pastaj është Palantir, e cila operon në nëntë shtete dhe në fund Cisco, e cila punon në gjashtë vende. Vendet e tjera që shesin sisteme të ngjashme të AI globalisht janë Izraeli, Franca, Gjermania.
Në Shtetet e Bashkuara, përpjekjet konsensuale politike për të kufizuar teknologjinë kineze globalisht po intensifikohen. Gjatë mandatit të ish-presidentit Donald Trump, administrate prezantoi rregulla që synonin frenimin e përdorimit të teknologjisë 5G të Huawei në vend dhe shënjestroi kompanitë kineze IA me një embargo të çipeve, gjysmëpërçuesve. Administrata aktuale e Presidentit Joe Biden vendosi më pas një “ngrirje” më të gjerë të çipave, që i pengon kompanitë kineze të kenë akses në mikroçipet e fundit ose teknologjinë e prodhimit të gjysmëpërçuesve.
Përpjekjet e ardhshme të SHBA për të frenuar eksportin e teknologjive të njohjes së fytyrës nga Kina mund të marrin formën e sanksioneve ndaj vendeve importuese. Kompanitë kineze kanë arritur të dominojnë sektorin pjesërisht falë lidhjeve me agjencitë qeveritare që mund të ofrojnë sasi të mëdha fotografish dhe fonde të konsiderueshme për zhvillimin e teknologjisë. Policia Kineze përdor syze të posaçme dhe robotë për njohjen e fytyrës në rrugët e qyteteve më të populluara.
Por edhe kanë bërë gabime. Baza e të dhënave masive kineze që ruante miliona fytyra dhe targa automjetesh u la e ekspozuar në internet për muaj të tërë përpara se të zhdukej në gusht 2022. Të dhënat e ekspozuara i përkisnin një kompanie teknologjike të quajtur Xinai Electronics me bazë në Hangzhou në bregun lindor të Kinës. Kompania ndërton sisteme për kontrollin e aksesit të njerëzve dhe automjeteve në vendet e punës, shkollat, kantieret e ndërtimit dhe garazhet e parkimit në të gjithë Kinën. Uebsajti i saj prezanton përdorimin e tij të njohjes së fytyrës për një sërë qëllimesh përtej aksesit në ndërtesa, duke përfshirë menaxhimin e personelit, si listën e pagave, monitorimin e pjesëmarrjes dhe performancës së punonjësve, ndërsa sistemi i tij i njohjes së targave të automjeteve me bazë cloud i lejon drejtuesit të paguajnë për parkimin në garazhe.

Latest articles

Related articles