Presidenti kinez Xi Jinping po përgatit një vizitë në Moskë në muajt e ardhshëm, sipas Wall Street Journal, të cilët lajmëruan se takimi do kryhet në formën e një samiti me homologun rus Vladimir Putin.
Vizita mendohet se është pjesë e një lobimi për bisedime paqeje shumëpalëshe dhe Kina do të përsërisë thirrjen e saj që armët bërthamore të mos përdoren, shtoi raporti.
Kryediplomati kinez Wang Yi ndodhet aktualisht në Moskë, duke shënuar vizitën e parë në Rusi nga një zyrtar kinez që nga fillimi i pushtimit.
Pekini ka pretenduar paanshmëri gjatë konfliktit, por nuk e ka dënuar pushtimin dhe ka vazhduar të zgjerojë lidhjet tregtare dhe të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë.
Nga ana tjetër administrata e Biden kohët e fundit paralajmëroi për shqetësimet që Kina po konsideron të rrisë partneritetin e saj me Rusinë duke ofruar “mbështetje vdekjeprurëse”.