Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është shfaqur i mërzitur për mediat pas humbjes 1-0 nga Mallorca.
“Një disfatë e rëndë, ndeshje të tillë prisnim. Shumë e vështirë, nuk patëm fatin ta menaxhonim ndeshjen sepse na shënuan shumë herët, bënë shumë faulle. E merituam një barazim, humbëm penalltinë dhe kjo ndikoi. Tani do të jetë e vështirë të kapim Barcelonën në rënditje” – Tha ai.