Bie sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut. Prej orës 6 të mëngjesit të sotëm, dhjetra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.
Fluksi me i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë. Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, duke ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi.
E njëjta është situata edhe ne pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.
Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase, se kur pritet të riparohet defekti në sistem.