Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka nisur këtë të hënë operacionin për çmontimin e kamerave të vendosura pa leje nga kriminelët në rrugët dhe sheshet publike të qytetit, për të monitoruar lëvizjet e Policisë dhe kundërshtarëve.
I koduar “Fijet”, ky operacion është iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë dhe ka nisur të zhvillohet prej të paktën 10 ditësh në të gjithë qarqet e vendit.
Siç ka njoftuar më herët Policia e Shtetit, këto kamera janë vendosur pa lejen përkatëse nga kontigjenti kriminal për të monitoruar lëvizjet e saj, por dhe ato të kundërshtarëve.
Fillimisht, ky operacion ka nisur në Shkodër, ku janë çmontuar dhjetëra pajisje, kryesisht në rrugët dhe sheshet publike pranë lagjeve kur banojnë disa prej eksponentëve të krimit. Më pas, ka vijuar në Durrës, Vlorë, Tiranë, Fier, Korçë dhe Pogradec.