Ish-kryeministri britanik Boris Johnson zbuloi në një intervistë për BBC-në se në një bisedë të tyren telefonike vetëm pak përpara se të fillonte sulmbi mbi Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin e kishte kërcënuar me sulm me raketa.
Johnson thotë se gjatë bisedës së tyre të gjatë, shefi i Kremlinit i kishte thënë se e gjitha do të zgjaste “vetëm një minutë”. “Në një moment të caktuar, ai më kërcënoi e më tha: Boris, nuk dua të të bëj keq, por me një raketë, do të duhej vetëm një minutë për ta bërë këtë.
Nga toni i qetë që kishte megjithatë, nga një lloj shkëputjeje që tregonte, duket sikur më shumë po luante me përpjekjet e mia për të shtyrë që të ulej të negocionte”, kujton ish kreu i ezekutiviti britanik. Ai gjithashtu tregoi se kishte kundërshtuar duke ia bërë të ditur se lufta “do të ishte katastrofë totale”, por Putin menjëherë kishte reaguar me kërcënime.
Johnson më tej, ka tentuar t’ia shpjegojë se lufta do të sjellë sanksione nga perëndimi dhe shtimin e trupave të NATO-s përgjatë kufijve me Rusinë. Deri tani, nuk ka pasur asnjë të dhënë mbi këtë telefonatë, as nga ana e Doëning Street e as nga Kremlini. Është e pamundur të kuptohet nëse kërcënimi i Putin ishte i vërtetë apo jo, thotë gjiagndi mediatik anglez.
Megjithatë, duke pasur parasysh goditje të mëparshme ruse në Mbretërinë e Bashkuar – sic ishte sulmi ndaj agjentit në dyfishtë në Salisbury në 2018 – çdo kërcënim nga Putini, edhe në formë humori, ishtë dicka të cilën Johnsoni nuk të kishte zgjidhje tjetër veçse ta merrte seriozisht.