Partia Demokratike nuk mund të caktojë kandidat një njeri i cili ka qenë pjesë e një skuadre vrasësish e terroristësh, për të sulmuar postat kufitare të Shtetit Shqiptar dhe Ushtrisë së Shqipërisë, duke vrarë ushtarët shqiptarë, siç ka ndodhur në Masakrën e Peshkëpisë.
PD nuk duhet të mbështesë në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë e me asnjë mjet, promovimin e këtyre personave në postet shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Asnjë demokrat i cili e quan veten shqiptar dhe patriot, nuk mund të pranojë të mbështesë terroristët.
Partia Demokratike, ekipi drejtues i saj, të gjitha instancat e saj, nuk duhet të pranojnë as të flasin, jo më të negociojnë me terroristët dhe me anti-shqiptarët.
Duhet ta lënë Sali Berishën në vetminë e tij, le të merret ai me përkrahjen e terrorizmit anti-shqiptar.