Përpjekje e Ramës për të delegjetimur SPAK dhe amnistia për Ilir Metën – REDAKSIONALE

Edi Rama është një regjizor i një telenevole dramatike me 4 viktima fatkeqe në bulevard, të prodhuar për të gjithë teleshikuesit me 21 janar 2011. Me aktorë Sali Berisha, Ilir Meta, Dritan Prifti në rolin kryesor dhe Bamir Topi, Bahri Shaqiri, Ina Rama në role dytësore. Skenaristë për djegien e makinave të TCH duket se janë K.L. dhe H Ç.

Gjithçka nisi nga Ilir Meta që u kap në filmime të ish mikut të tij, Dritan Prifti, me “Gimi më tha…700”. Blloku i zi i Ilir Metaj u shfaq në Fiks Fare. Filip Çakalli dhe Gramos Ruçi kishin bindur Priftin tju jepte videon pas një darke-dreke me raki.

Protesta kombëtare e PS për korrupsionin e bllokut të zi u thirr të bëhej nami i zi. Edi Rama do të fliste me 20 janar të 2011 për viktima që do të kapërceheshin. Forcat paramilitare të Shkodrës ishin bërë gati. Ish ministri i Financave Ritvan Bode do të fliste për një transaksion 400 mijë euro nga një bankë australiane drejt Shqipërisë për të paguar protestën.

Të nesërmen 11 janar 4 viktima u shtrinë në bulevard. Qëlloi Garda Republikane e Berishës.

Kryeprokurorja Ina Rama, alias “Silvia Konti” dhe “lavirja e bulevardit”, sipas Berishës ishte pjesë e një kompoti për të rrëzuar pushtetin e tij, bashkë me Bahri Shaqirin, kreu i SHISH.

Nisi proçesi. Prokuroria e Tiranë çoi në gjyq dy emra, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi për dy viktima. U dënuan.

Garda Republikane e Berishës mori shpërblim për gafat e tyre 4 rroga Shpërblim financiar.

“Miku i Zenit”, Gardisti Malaj i grupit të zjarrit u bë më pas nga Edi Rama kryebashkiak i Matit. Pse Edi Rama nuk sqaroi kurrë cili ishte roli i shefit të grupit te zjarrit Agron Malaj, në ngjarjen e 21 janarit? Pse u mor në mbrojtje dhe u vesh menjeherë me pushtet prej tij?

Ilir Metaj i korrupsioni të Bllokut të Zi hyri në qeveri, me amnistinë politike të 2013, me bekimin të Boris Tadiç dhe Nar Kokës, vëllai i Lefterit. Dhjetër vite më pas Ilir Metaj po hyn në PD, Sali Berisha po i lëshon vendin në Parti.

Dhe këtu po hyn skiç Ulsi Manja, i cili ka marrë rolin e Saimir Tahirit, për të çuar padi në Prokurorinë e Tiranës, për gjoja prova të reja. Edhe pse Manja, si jurist i PS dhe sot ministër i drejtësisë e di mirë që neni 449 i Kodit të Procedurës Penale e ndalon rishikimin e një vendimi penal të formës së prerë ( për shembull dënimi i Ndrea Prendit), është miratuar më datë 30/03/2017 me votat e PS – LSI – PDIU. Dhe jo të PD të Lulzim Bashës.

Nëse kjo dosje do të shkojë në SPAK ajo duhet të hetojë nga dita e 19 janarit e deri më sot.

Nga erdhen paratë që u paguan protestuesit?
Cili ishte roli i Tom Doshit?
Kush ua dha cigaret me hashash protestuesve?
Kush urdhëroi dhe organizoi dhunën çnjerezore mbi policinë?

Kush qëlloi mbi protestuesit?
Pse nuk gjendet arma e cila nuk figuron të jetë e gardës?
Cilet ishin protestuesit e armatosur në protestë?
Me cilin shërbim të vendeve jo mike të Shqipërisë bisedi Edi Rama mbremjen e 19 janarit?

Cili ishte kontributi i tij në 21 janar? Mos e di ai se cila është arma që gjuajti mbi protestuesit dhe nuk figuron si pjesl e gardës së Republikës?

Sot SPAK duhet të hetonte çështje të tjera. Lidhjet e politikës me Krimit, në dosjen 339, 184 apo përgjimet e reja të ardhura nga Franca.

Trekëndëshi i Bermudës kërkon të shtojë mjegullën për të kaluarën për të zhdukur gjurmët e tashmes, me vjedhje kolosale me Inceneratorët dhe PPP.

Edi Rama dhe ulsinjtë e tij ia kanë pamundësuar SPAK të zbulojë milionat e Alda Klosit, pastrueses me 400 mijë euro, Tigrit me udhëtime luksoze të paguara nga Mirel Mërtiri.

Ka shumë çështje që janë enigme në këtë histori dhe që fatkeqesisht nuk do të zbardhen kurrë, se një gjë e tillë fundos së pari Edi Ramën e pas tij njerëzit me të cilin mbajnë peng Shqiperinë, Sali Berishën dhe Ilir Meten.

Latest articles

Related articles