Izolimi si shpëtim – REDAKSIONALE

Nga dita e parë që Sali Berisha ka nisur revolucionin e tij kundër SHBA dhe perëndimit, shqetësimi i demokratëve ka qenë që PD mos të shndërrohet në një kullë reale e Berishës dhe familjes së tij nga ku ai do të godasë ato me fyerje dhe shpifje. Kjo frikë, që pas vendimit të Zhukriut, rezultoi e vërtetë! Sali Berisha dhe fanatikët e tij tanimë kanë zaptuar një seli dhe në mënyrë të vazhdueshme kanë mbjellur në mendjen dhe shpirtin e njerëzve urrejtjen dhe mllefin.

Ka qenë ky mllef i cili është mbjellur në zemrat e ndjekësve të tij dhe më të cilët ai i mbron ata nga e vërteta. Si një murg i djallëzuar ai qëndron aty në PD duke thërritur përditë njerëz me pushtet për t’i manipuluar drejtë për drejtë për atë që pritet të ndodhë.

Sa herë që i takon u dëfton nga një mashtrim tjetër, më pas të afërmve të tyre u thotë një mashtrim edhe më të madh pasi vetëm kështu mund të mbajë në jetë një skemë mashtrimi publik.

Në fillim, skema nisi me luftën që po i bëhej në SHBA kundër Donald Trump prandaj thërriti këtu Evi Kokalarin. Më vonë thirri indirekt njerëz të afërt me Trump që u fshehën pas takimeve të padukshme me të. Më tej, doli në media dhe deklaroi se një kongresmen i madh si Lee Zeldin po i kërkon llogari Blinkenit.

E gjithë kjo gënjeshtër u bë për të nxitur brenda ndjekësve fanatikë të tij idenë se ai nuk qe i papëlqyer në SHBA por se një pjesë e Amerikës, ajo me Soros, e kishte shpallur atë nongrata. Miqtë e tij amerikanë, sipas deklaratave të tij, po e mbështesin Berishën fuqimisht në luftën kundër Soros.

Pas marrjes me Zhukri-vendim, Sali Berisha e harroi fare çështjen e SHBA dhe nisi një jetër avaz; bashkimin. Loja këtu u bë më e vështirë. Ai mendonte se përmes dhunës së militantëve dhe fanatikëve të tij, frika e deputetëve do të ishte aq e madhe saqë ata do të vinin të strehoheshin tek selia që ai kishte zaptuar. Rezultoi që përtej një numri të vogël deputetësh, shumica dërrmuese e tyre të mos i afroheshin Berishës.

Atëherë, ai zgjodhi të thellojë edhe më shumë organizimet paralele të partisë, pas zgjedhjeve fiktive për kryesimin e Foltores (që ai e konsideron PD), Berisha kreu disa zgjedhje të tjera ku emëroi Luçiano Boçin si kryetar të grupit. Një emërim pa kuptim pasi Boçin nuk e njeh asnjë institucion, madje prej disa ditësh as Sali Berisha nuk e njeh më si të tillë. Pas kësaj ai nisi të linçojë nga foltorja përmes surrogateve të tij deputetët me shpresën se do t’i bëjë për vete.

I qartë që ai është tanimë në një pozicion të vështirë, Berisha nuk përpiqet as të luajë kartën e djegies dhe përjashtimit të deputetëve. Pra, megjithëse ai pretendon se ka vulën e PD-së, mundet fare mirë që të përjashtojë deputetët e kësaj force politike nga grupi parlamentar. Mirëpo duke e ditur mjaft mirë që ai nuk ka asgjë, atëherë përpiqet të kërcejë degë më degë për të shmangur izolimin e tij.

Në vjeshtën e vitit të shkuar, zgjidhjet e Berishës dhe opsionet e tij kishin mbetur shumë pak. Nga një krah ishte përpjekja reale për të bashkuar partinë, që duhet të shoqërohej me gjasë edhe me cedime të mëdha të tij dhe kjo u refuzua. Nga ana tjetër ishte përpjekja për të stisur një bashkim përmes manivelave të ndryshme, njëra prej manivelave iu fut rolit të moderimit ndërsa tjetra u ruajt për aktin e radhës së fillim vitit.

Dështimi i këtyre tentativave duket se e ka futur dhe më shumë në dëshpërim dhe izolim më të trishtë dhe mbytës Berishën. I qartë dhe koshient se pëlqyeshmëria e tij është në nivelet më të ulëta dhe do të vazhdojë të bie në vijim, Berisha po përpiqet të mbijetojë në një moment krize të madhe nervore për të tijtë gjithashtu. Sondazhet, përtej gënjeshtrave që ai artikulon përditë, vërtetojnë se ai është një nga liderët më të papëlqyer.

Kësaj i shtohet dhe një tjetër telash, rihapja e çështjes Gërdeci që do t’i duhet t’i shpenzojë të tjera energji, para dhe forca për të mbajtur jo vetëm në qejf fanatikët e tij në izolimin e madh por edhe t’u përgjigjet kundërshtarëve të tij në mos dhe fatit të hidhur të ndonjë arrestimi të papëlqyer. I vetëdijshëm se ku po shkon, zgjodhi që as të premten mos të fliste për çështjen Gërdeci. I qartë se rruga e tij nuk është aq e ndritur sa ai i gënjen fanatikët e tij që e besojnë atë si birin e Perëndisë.

Latest articles

Related articles