Besoj se më keni ndjekur në diskutimet e mia të paktën në 1 vit e gjysëm që PD është duke kaluar një moment të vështirë. Jam përpjekur që të jem konstruktive dhe për të pasur një qendrim të përbashkët se si mund ta bëjmë PD fituese. Mua nuk më ka thërritur askush për mbledhje grupi dhe nuk kam asnjë dijeni po mblidhen firmat apo nuk po mblidhen firmat.
Unë kam vetëm një qëllim në parlament dhe përpiqem që ta transmetoj, këtë kam dhe në Partinë Demokratike; Ta bëjmë PD forcë fituese! Ta bëjmë PD alternativë! Të merremi me shqetësimet që kanë qytetarët, pasi për mua është e papranueshme që sot opozita është më pak e besueshme se sa qeveria. Unë për këtë do të punoj përditë, që të kemi një qëllim kryesor; fitoren e partisë Demokratike. Do të punoj çdo ditë që t’i flasim njerëzve, t’i flasim qytetarëve. Dhe do të punojë çdo ditë që kjo të nddohë sa më shpejtë.
Nuk mendoj dhe nuk kam menduar asnjëherë që PD duhet të arrinte në këtë pikë. Ka një kryetar grupi që në të mirë dhe në të keq e ka ushtruar funksionin e tij. mënyra se si bashkohet PD është duke mos e copëzuar atë, por është duke qenë të gjithë bashkë edhe duke dalë me kandidat të përbashkët në këto zgjedhje lokale.
Unë do jem gjithmonë pjesë e zgjidhjes dhe asnjëherë pjesë e konfliktit.